Grand Theft Auto VI është më në fund i disponueshëm në mbarë botën dhe vetëm në Britaninë e madhe, pritej që të paktën 3 milionë punonjës të mos paraqiteshin në vendin e punës, me justifikimin se janë sëmurë, për të luajtur lojën e shumëpritur. Pjesa më e fundit e serisë së famshme, të krijuar nga studioja Rockstar, u bë e aksesueshme për përdoruesit në mesnatë, duke i dhënë fund një pritjeje 13-vjeçare që nga titulli i mëparshëm i kësaj serie.