Nico Paz konsiderohet si një nga lojtarët që mund të marrë rolin kryesor te Kombëtarja e Argjentinës në periudhën pas Lionel Messit.
Talenti i Comos vijon të lërë mbresa me performancat e tij, ndërsa legjenda e futbollit argjentinas, Juan Sebastian Veron, ka bërë një krahasim domethënës, duke e ngritur atë në nivelin e Lionel Messit dhe Diego Maradonës kur ishin në të njëjtën moshë.
Të lidhura
None found
Veron nuk i kurseu vlerësimet për 22-vjeçarin, duke theksuar se ai ka potencialin për t’u shndërruar në një prej figurave kryesore të futbollit botëror.
“Nico Paz është një talent i jashtëzakonshëm. E ardhmja i përket atij, nëse vazhdon të sillet si profesionist, ashtu siç po bën deri më tani. Në moshën 22-vjeçare, vetëm Messin dhe njëfarë Diego Maradonën i kam parë të bëjnë gjëra të tilla. Nuk dua të them se do të arrijë nivelin e tyre, sepse kjo do të nënkuptonte të bëhej një kampion absolut dhe simbol i një epoke, ashtu siç ishin Diego dhe Leo, secili në mënyrën e vet. Por Nico i ka cilësitë për ta provuar dhe shpresoj t’ia dalë”, ka deklaruar Veron.
Paz shkëlqeu në fitoren 7:0 të Argjentinës ndaj Kosta Rikës në një ndeshje miqësore më 17 nëntor, duke realizuar dy gola, përpara se të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve nga përzgjedhësi Lionel Scaloni.
Ish-futbollisti argjentinas vlerësoi gjithashtu aftësitë e Pazit për të udhëhequr lojën, duke theksuar inteligjencën e tij taktike dhe mënyrën se si e organizon aksionin.
“Nico është lider për mënyrën se si lëviz, si i shfrytëzon hapësirat në fushë dhe si i drejton aksionet. Ai e di kur duhet ta përshpejtojë apo ngadalësojë lojën dhe zgjedh nëse duhet të sulmojë nga krahu i djathtë, i majti apo përmes qendrës. Ai është pika kyçe e lojës”, përfundoi Veron.






