Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me 329 kuaj fuqi dhe teknologji të avancuar për performancë më të lartë.

Modeli i ri është pajisur me motor 2.0-litërsh turbo, me katër cilindra, i cili prodhon 329 kuaj fuqi.


Për herë të parë në një model R, Volkswagen ka integruar një sistem mild-hybrid 48 volt, së bashku me një kompresor elektrik që përmirëson reagimin e motorit gjatë përshpejtimit.

Fuqia transmetohet në të katër rrotat përmes transmisionit automatik me shtatë shpejtësi dhe sistemit 4MOTION.

T-Roc R përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar elektronikisht në 250 km/h.

Modeli përfshin mënyrat e vozitjes Race, Drift dhe Special, kjo e fundit e zhvilluar posaçërisht për pistën e famshme Nürburgring.

Brendësia ofron ulëse sportive, timon me logon R dhe ekran digjital që shfaq të dhëna të detajuara të performancës.

Çmimi fillestar i Volkswagen T-Roc R është 59,995 euro në Gjermani, ndërsa modeli pritet të jetë ndër SUV-të sportive më interesante të markës gjermane. /Telegrafi/