GJKKO lë në fuqi gjobat ndaj Plarent Ndrecës, rrëzohet kërkesa e avokatit të Veliajt
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatit Plarent Ndreca për shfuqizimin e dy gjobave të vendosura ndaj tij, duke lënë në fuqi masat administrative në vlerën 50 mijë dhe 100 mijë lekë.
Gjobat janë vendosur për shkak të mungesës së Ndrecës në seancat gjyqësore të procesit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë periudhës kur avokatët kishin bojkotuar zhvillimin e proceseve gjyqësore.
Pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtësit, GJKKO ka vendosur të mos e pranojë atë, duke konfirmuar kështu të dyja gjobat.
Në vendimin e saj, gjykata ka saktësuar gjithashtu se ky vendim nuk mund të ankimohet, çka do të thotë se masat administrative ndaj avokatit mbeten në fuqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



