Bilanci demografik 2010–2024 në Maqedoninë e Veriut: shqiptarët me rritje të ndjeshme, maqedonasit me rënie të fortë

Gjatë përgatitjes së një punimi shkencor, Fati Iseni ka analizuar të dhënat statistikore të periudhës 2010–2024 për lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë e Veriut. Analiza nxjerr në pah dallime të theksuara demografike midis komuniteteve dhe një bilanc të përgjithshëm negativ prej -1,202 në nivel vendi, me gjithsej 314,927 lindje dhe 316,129 vdekje.

Të dhënat e tabelës për vitet 2010–2024 tregojnë këto bilance natyrore sipas grupeve etnike: maqedonasit kanë regjistruar 158,665 lindje dhe 233,376 vdekje, me bilanc -74,711; shqiptarët kanë 101,714 lindje dhe 54,018 vdekje, me bilanc +47,696; romët kanë 14,417 lindje dhe 7,570 vdekje, me bilanc +6,847; turqit kanë 13,767 lindje dhe 7,229 vdekje, me bilanc +6,538; serbët kanë 1,673 lindje dhe 5,801 vdekje, me bilanc -4,128; boshnjakët kanë 3,003 lindje dhe 2,015 vdekje, me bilanc +988; vllehët kanë 362 lindje dhe 811 vdekje, me bilanc -449, ndërsa kategoritë e tjera të papërfshira në këto shtatë grupe kanë 21,326 lindje dhe 5,309 vdekje, me bilanc +16,017.

Të lidhura

None found

Sipas Isenit, këto shifra ngrenë çështje me rëndësi për të ardhmen demografike, përbërjen etnike dhe zhvillimet shoqërore-politike të vendit.


Shtuar më 19.11.2026 14:03

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş