
Zëvendëspresidenti i “Lega Pro”, Gianfranco Zola, ka folur për ecurinë e Serie C, zhvillimin e talenteve të reja dhe rikthimin e Ronaldinhos në futbollin italian. Sipas tij, puna e bërë deri tani po jep rezultate. Cilësia e lojës dhe e ndeshjeve është rritur.
Këto janë talentet e reja që po dalin në pah falë kushteve më të mira të krijuara nga Lega Pro, theksoi Zola, duke shtuar se shifrat janë inkurajuese dhe jemi në rrugën e duhur. Fillimisht synimi ishte rritja e sasisë, ndërsa tani fokusi është përmirësimi i cilësisë, një proces më i gjatë dhe delikat.
Për rikthimin e Ronaldinhos, Zola tha se u befasua, siç beson edhe shumë të tjerë, por misioni i Serie C mbetet i njëjtë. Brazilian i ka frymëzuar miliona të rinj dhe Lega Pro është e lumtur që ai vazhdon ta bëjë këtë. Megjithatë, duan dhe duhet të krijojnë kushtet më të mira për talentet e tyre, që edhe ata të mund të ndjekin rrugën e tij.
Sa i përket kombëtares italiane, zëvendëspresidenti i Lega Pro vuri në dukje se ka të rinj interesantë dhe paraqitje të mira. Duhet pranuar se disa vende janë përpara Italisë në aspektin cilësor. Sipas Zola, Italia është konkurruese, por ka ende shumë punë për të bërë. Në fund, ai theksoi se për FIFA-n dhe Infantinon disa gjëra duhet të ndryshojnë, por pa cenuar parimet themelore të futbollit.
