
Lëvizja e makinave në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës te mbikalimi i Kasharit do bllokohet sonte në dy krahët.
Bllokimi do nisë në orën 22:00 të mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.
Bllokimi bëhet për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, në kuadër të fazës së tretë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës.