Bulqizë/ Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Qafë e Bullit–Krastë
19/11/2026 14:26
Një masiv shkëmbor dhe inertesh është shembur në aksin rrugor Qafë e Bullit–Krastë, në Bulqizë, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve.
Fatmirësisht, në momentin e shembjes nuk ka pasur automjete në lëvizje në këtë segment rrugor, duke shmangur kështu një aksident të mundshëm me pasoja të rënda.
Ndërkohë, në vendngjarje po punohet për largimin e gurëve dhe inerteve, me qëllim hapjen e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Shembja e masivit shkëmbor rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun që paraqesin këtë segmente rrugore për drejtuesit e automjeteve.
Top Channel