
Erling Haaland vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Norvegjisë. Sulmuesi i Manchester Cityt ka kaluar Kylian Mbappén në numrin e golave me kombëtaren, duke regjistruar një statistikë mbresëlënëse dhe duke konfirmuar ritmin e jashtëzakonshëm të shënimit në arenën ndërkombëtare.
Pas dopietës ndaj Danimarkës, në fitoren 3-2 të Norvegjisë në Ligën e Kombeve më 17 nëntor 2026, Haaland ka arritur në kuotën e 68 golave në 61 ndeshje me përfaqësuesen norvegjeze. Me këtë shifër, ai ka lënë pas Mbappén, i cili ka realizuar 67 gola me Francën.
Grafiku nxjerr në pah diferencën mes Haalandit dhe disa prej sulmuesve më të njohur të futbollit botëror sa i përket efikasitetit me kombëtaret.
Norvegjezi regjistron një mesatare prej 1.11 golash për ndeshje, duke lënë pas Harry Kane (0.73), Cristiano Ronaldon (0.62), Kylian Mbappén (0.62), Lionel Messin (0.61) dhe Mohamed Salah (0.56).
Një tjetër statistikë që dëshmon ndikimin e tij është ajo në Ligën e Kombeve, ku Haaland ka realizuar 25 gola, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e këtij kompeticioni. Në moshën 26-vjeçare, sulmuesi i Manchester Cityt po vendos një rekord të jashtëzakonshëm me Norvegjinë.
