Kurti: Mungon uniteti, por jam optimist i matur për Lojërat Mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vijon të ruajë optimizmin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por ka pranuar se ka shqetësime për realizimin e projektit për shkak të mungesës së unitetit dhe bashkëpunimit institucional.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë planifikuar të zhvillohen nga data 24 korrik deri më 4 gusht 2030, dhe përfaqësojnë një ndër projektet sportive më të rëndësishme për Kosovën. Përveç Prishtinës, në organizim janë të përfshira edhe dhjetë komuna të tjera të Kosovës, si dhe Durrësi i Shqipërisë, ku pritet të zhvillohen garat e sportit të lundrimit.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet situata rreth organizimit të kësaj ngjarjeje madhore sportive, Kurti kritikoi Komunën e Prishtinës për mungesë bashkëpunimi, ndërsa e vlerësoi pozitivisht komunikimin me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Ai u shpreh se mungesa e harmonisë së brendshme e ka sjellë vendin në pikën ku tani vihet në pikëpyetje organizimi i Lojërave Mesdhetare.

“Ne duhet të jemi unik për këtë gjë dhe kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellë në këtë pikë ku edhe po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030. Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur për shkak se kush bën mirë nuk e ka të lehtë të bashkëpunojë me dikë që e bën të kundërtën dhe në këtë aspekt, bashkëpunimi e komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Komunën e Prishtinës prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë. Është fitore e madhe që ne e kemi marr përgjegjësinë në organizimin e Lojërave Mesdhetare, dhjetë komuna të Kosovës bashkë edhe me një komunë në Shqipëri, përkatësisht Durrësin dhe në anën tjetër planifikimi për investime, libri me të cilin kemi aplikuar e kemi fituar, duhet të zbatohet në plotni. Këtu ka pasur dallime e mospajtime ka edhe mosbesime dhe kjo është situata në të cilën ndodhemi. Do ta bëjmë më të mirën e mundshme, pro do ta bëjmë me çdo kush pa korrupsion, kjo është tejet e rëndësishme për ne”, tha Kurti.

Megjithatë, projekti është përballur me vështirësi dhe mosmarrëveshje ndërmjet institucioneve përgjegjëse, duke krijuar pasiguri për përmbushjen e detyrimeve organizative dhe financiare para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.


Shtuar më 19.11.2026 14:51

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş