Aktualitet

Rama publikon pamje nga stacioni hekurudhor i Vorës: Hekurudha Durrës-Tiranë po i afrohet vijës së finishit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga stacioni hekurudhor i Vorës, ndërsa ka ndarë një përditësim mbi ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Tiranë dhe lidhjes së re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar fotografi nga stacioni, duke theksuar se projekti hekurudhor po i afrohet përfundimit.

“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama.

Projekti synon të lidhë qytetin e Durrësit me Tiranën dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, duke krijuar një alternativë të re transporti për qytetarët dhe udhëtarët që përdorin aeroportin.