Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa ka bërë të ditur se edhe projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet përfundimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se projekti hekurudhor po hyn në fazën përmbyllëse, duke publikuar pamje nga stacioni i Vorës.

Hekurudha Durrës–Tiranë dhe lidhja me Aeroportin e Rinasit janë pjesë e një projekti që synon të përmirësojë transportin hekurudhor dhe lidhjen mes qyteteve kryesore dhe aeroportit ndërkombëtar të vendit.










