Partia Demokratike e Kosovës: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media foli për ndryshimet e Ligjit për Specialen. Ajo tha se nisma, që nisi si e PDK-së, tashmë është nismë shtetërore.
“Kjo nismë që filloi si nismë e PDK-së, sot është nismë shtetërore, dhe unë po besoj që ky ka qenë qëllimi ynë dhe kjo ka qenë thirrja që na është bërë ditë e natë në sheshet në Prishtinë e anekënd ku jetojnë shqiptarët.
Ne sigurisht që kemi vlerësuar se edhe ligji i kaluar ka qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm, mirëpo në momentet e fundit kemi pranuar disa sugjerime konkrete nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të cilët me dashamirësi, me qëllim të mirë, kanë synuar ta mbështesin këtë projekt në mënyrë që ta bëjnë më të qëndrueshëm juridikisht”, u shpreh Çitaku.
Ajo tha se përgjatë kohës sa do të zgjasë procesi i Apelit, do të ketë edhe nisma tjera teksa shtoi se ky është vetëm hapi i parë.
“Do të rezervohem të flas për specifikat, sepse ky tashmë nuk është vetëm ligj i PDK-së, dhe ky fakt më gëzon shumë”, tha ajo
“Ligji që miratohet në Kuvend dhe që ka zotimin e qeverisë për zbatim, nuk mbetet vetëm një copë letër. Përveç Ligjit, ne jemi dakorduar me zotëri Kurti edhe për një varg hapash tjerë që do t’i ndërmarrim në kuadër të institucioneve. Do të rezervohem të flas për detajet dhe përmbajtjen e këtij ligji”, theksoi Çitaku.
Ajo tha se kjo nismë e re ligjore, apo Ligji i ri, do të vijë në Kuvend javën tjetër.
Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë
Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme
Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen
- 14:42 Bosnja ia ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
- 14:37 Zelensky dhe të dërguarit e SHBA-së mbërrijnë në Gjermani për samitin e Ukrainës
- 14:32 Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë
- 14:28 Marrëveshja 650 mln euro/ Shitet Fibank, gjiganti grek Eurobank hyn në tregun shqiptar
- 14:21 Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
- 14:16 Putin: Evropa dhe Ukraina nuk janë gati për kompromise, Kievi dëshiron që lufta të vazhdojë