Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka paralajmëruar se do të rikandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se angazhimi i saj politik do të jetë larg partive tradicionale dhe forumeve të deritanishme politike.

E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Koçeku deklaroi se po punon për krijimin e një platforme politike, përmes së cilës synon të bashkojë qytetarë që ndajnë të njëjtat parime dhe vlera.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Koçeku konfirmoi se do të jetë sërish në garë për një mandat deputeti, ndërsa ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë si e pavarur.

“Unë po punoj në një platformë politike, e kam një plan me ndarë parimet dhe besimet e mia politike me njerëz që i kuptojnë dhe ndaj të njëjtë besueshmëri se si duhet të jetë një rrugëtim politik. Për mua ka rëndësi të jenë qytetarë të vendit tonë, të jenë të gatshëm të kontribuojnë energjinë e tyre në një rrugëtim me besime të përbashkëta kjo nuk do të thotë të jenë medoemos pjesë e protestës, për mua ka rëndësi vlera. Do të kandidoj prapë si deputete në zgjedhjet e ardhshme si e pavarur kjo mbetet për t’u parë. E Sigurt është se do kandidoj prapë si deputete larg partive tradicionale dhe forumeve që kemi parë politikisht…Besoj se ka kohë edhe për të kuptuar kontekstin social dhe politikën e vendit tonë. Unë qëndroj e hapur për metoda të reja”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: