
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi hodhi poshtë akuzat nga Sali Berisha, i cili në një dalje për mediat tha se janë krijuar servera paralelë për votimin elektronik.
“Pajisjet që përdorim ne nuk janë të lidhura në rrjet. Nuk komunikojnë as me njëra-tjetrën e as me serverat e KQZ-së gjatë procesit të votimit. Është e pamundur të lidhesh me to sepse u mungojnë komponentët që mundësojnë ndërhyrjen e të tretëve. Kështu që, janë të sigurta 100%”, tha Celibashi në A2CNN.
“Kemi bërë teste, kemi ftuar edhe këdo që ka pretendime në lidhje me sigurinë e këtyre pajisjeve për të bërë edhe ai verifikimet e veta. Deri më sot, nuk është evidentuar asnjë problem me integritetin dhe fshehtësinë e votës”, shtoi Celibashi.