Vendosni fjalën kyçe....

“Po punoj për një platformë politike, rikandidoj për deputete” – Koçeku


Deputetja e Pavarur Marjana Koçeku do rikandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme. Ajo tha se përfshirja politike do vijojë larg partive tradicionale në tregun politik në vend.

E ftuar në Neës24, ish-deputetja e PS-së pohoi se po punon për themelimin e një platforme politike duke pasur si synim bashkimin e qytetarëve me të njëjat parime e vlera.

“Unë po punoj në një platformë politike, e kam një plan me ndarë parimet dhe besimet e mia politike me njerëz që i kuptojnë dhe ndaj të njëjtë besueshmëri se si duhet të jetë një rrugëtim politik. Për mua ka rëndësi të jenë qytetarë të vendit tonë, të jenë të gatshëm të kontribuojnë energjinë e tyre në një rrugëtim me besime të përbashkëta kjo nuk do të thotë të jenë medoemos pjesë e protestës, për mua ka rëndësi vlera. Do të kandidoj prapë si deputete në zgjedhjet e ardhshme si e pavarur kjo mbetet për t’u parë. E Sigurt është se do kandidoj prapë si deputete larg partive tradicionale dhe forumeve që kemi parë politikisht…Besoj se ka kohë edhe për të kuptuar kontekstin social dhe politikën e vendit tonë. Unë qëndroj e hapur për metoda të reja”, tha ajo.