Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në stacionin e ri hekurudhor të Vorës, ndërsa ka bërë të ditur se projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me linjën e re që do të lidhë kryeqytetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet fazës përfundimtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në stacionin e Vorës, duke theksuar se projekti hekurudhor po hyn në fazën përmbyllëse dhe se përfundimi i tij po bëhet gjithnjë e më i afërt.
“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama në Facebook.
Projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me lidhjen e re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, synon të përmirësojë ndërlidhjen mes Durrësit, Tiranës dhe aeroportit, duke lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve dhe duke krijuar një alternativë të re transporti për qytetarët dhe vizitorët.
-
E gezofshim kete udhe te bukur!
Përgjigju -
Ne këto votime 2027 do pergatitemi per barcaleta dhe per trena me avull magjik etj etj ! Keshtu sikur 14 vjet eshte edhe 2027 ! Shume premtime pastaj këputet llokma ahahah
Përgjigju







Komente
Komento