Ai ka thënë se është e vështirë të lihen prapa shokët, të cilët, sipas tij, kanë bërë historinë e Kosovës.

“Kur le shokët mbrapa, jo do si do shokë, po njerëz të cilët e kanë bërë historinë, janë vetë historia e Kosovës. Është pjesë e shpirtit edhe e kulturës, e kontributit, e kombëtare. Emri i Hashimit, i Kadrisë, i Rexhës, i Jakupit. S'është ndjenjë e mirë fare. Vetëm ata që e përjetojnë këtë mund ta shpjegojnë dhe të tregojnë se me të vërtetë është ndjenjë e keqe”, ka thënë Kilaj.

Duke folur për kohën e kaluar në Hagë me ish-krerët e UÇK-së, Kilaj ka thënë se komunikimi, bashkëpunimi dhe aktivitetet e përditshme kanë qenë në nivel shumë të mirë.

Kilaj: Komunikimi dhe bashkëpunimi me krerët e UÇK-së në Hagë, të jashtëzakonshëm

“Në kuptimin e komunikimit, të bisedave, të qëndrimit, të bashkëpunimit, në kuptimin e rregullave shtëpiake, të aktiviteteve të përditshme, të sportit, të ecjes, të debatit, gjithçka e nivelit më të lartë, më të mirë, të jashtëzakonshëm do të thosha”, është shprehur ai.

Kilaj ka komentuar edhe pamjet e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë kthimit të tij në Kosovë, duke i cilësuar ato si të rënda dhe rrëqethëse.

Ai ka thënë se Krasniqi nuk kishte pasur shumë informata për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, ndërsa pamjet e fundit televizive i ka konsideruar ndër më të rëndat që ka parë ndonjëherë.

“Krasniqi atje nuk ka pasur, deri vonë s'ka pasur shumë... shumë informata për shëndetin, ama pamjet e mbrëmshme televizive janë më të rëndat, më të këqijat, më të poshtrat që kam mundur me i parë ndonjëherë. Janë pamje rrëqethëse që nuk mundesh me e imagjinuar që në kohën tonë, në këtë shekull, ndodhin pamje dhe skena të tilla, Do të krahasoja ndoshta me diktaturat më të rënda të ish-vendeve socialiste apo besoj që edhe në Bashkimin Sovjetik është vështirë sot me i parë këto skena në këtë mënyrë, si po hahet dhe si luhet me njerëzit. Sepse Jakupi dhe vetë historia e tij, CV-ja e tij, karakteri, kultura, emancipimi, të gjitha të tjerat, me i kërkuar atij me u sjellë në këtë mënyrë, në kushte të tilla, në rrethana të tilla dhe po të ishte me të vërtetë merituar, po të ishte i dënuar, nuk do duhej të silleshin në këtë mënyrë. Janë shumë pamje të rënda. Me të vërtetë në jetën time nuk kam përjetuar pamje të tilla rrëqethëse.”, th Kilaj.

Sa i përket mundësisë së ndryshimit të aktgjykimit në shkallën e Apelit, Kilaj është shprehur optimist se ish-krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë.

“Shumë shpresoj. Jam shumë i sigurt. Shumë besoj. Në Apel kemi me dalë fitimtarë”, ka thënë ai./EO