Sunderland pa Xhakën para sfidës me Aston Villën, rikthimi i mesfushorit ende i pasigurt

Sunderland do të zbresë në fushë ndaj Aston Villës pa një nga lojtarët kyç të skuadrës, pasi Granit Xhaka vijon të jetë i pamundur për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Trajneri Regis Le Bris ka bërë të ditur se reprezentuesi shqiptar do të mbetet jashtë formacionit edhe për ca kohë, por nuk ka preferuar të japë një afat konkret se kur pritet ta shohë sërish në stërvitje apo në fushë.

Të lidhura

None found

Mungesa e Xhakës është një humbje e ndjeshme për ekipin anglez, duke ditur peshën që ai ka në qendër të mesfushës dhe rolin e tij në ndërtimin e aksioneve të Sunderlandit.

Nga ana tjetër, situata paraqitet e paqartë edhe për sulmuesin Brian Brobbey, i cili ka hasur një problem të ri fizik.

Le Bris ka sqaruar se bëhet fjalë për një dëmtim tjetër, jo për rikthimin e atij që e kishte mbajtur më parë jashtë fushave.

Gjendja e holandezit do të monitorohet nga java në javë dhe momentalisht nuk ka një parashikim të saktë se kur do të jetë sërish i gatshëm për t’iu bashkuar grupit.

Kështu, Sunderland rrezikon të përballet me dy mungesa të rëndësishme pikërisht në një fazë delikate të sezonit, ndërsa ndeshja me Aston Villën po afron.


Shtuar më 19.11.2026 15:55

grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş