Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.


Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës.