Ministeriali në Varshavë, ministri Karakaçi: Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, nënshkruam 2 marrëveshje
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka marrë pjesë në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik në Varshavë. Përmes një postimi në “Facebook”, Karakaçi u shpreh se gjatë këtij ministriali u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me projektin e gazsjellësit që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, me synim ndërlidhjen e tyre me TAP-in. Sipas Karakaçit, Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me palën amerikane për këtë nismë, duke theksuar si zhvillim pozitiv përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësimin e projektit si një nyje strategjike në rajon. Karakaçi zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë.
Marrëveshja e dytë lidhet me vijimin e projektit të Skavicës. Ministri bëri të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë Bechtel, po zhvillohen dhe po përmbyllen studimet e nevojshme mjedisore të fizibilitetit, ndërsa po vlerësohen edhe elementë të tjerë teknikë me qëllim që projekti të bëhet i financueshëm.
“Në Varshavë, në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, të organizuar së bashku me Departamentin Amerikan të Energjisë. Ishte një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë për të nënshkruar dy marrëveshje.
Marrëveshja e parë për gazsjellësin që ndërlidh shtetin, kroat, të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për ta lidhur bashkë me TAP dhe ku Shqipëria nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me shtetin amerikan për këtë. Lajmi i mirë është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në këtë projekt dhe e konsiderojnë si nyje strategjike në rajon.
Dhe marrëveshja e dytë lidhej me vijimin e projektit të Skavicës, tashmë bashkë me Bechtel po zhvillojmë dhe po përmbyllim të gjitha studimet e nevojshme mjedisore të fizibilitetit, kemi ecur mirë aty, po shikojmë edhe disa elemente të tjera teknike për ta bërë tashmë projektin të financueshëm.
Sigurisht, takime si këto janë të mira për të bërë dhe takime me homologë, ministra të tjerë të energjisë të shteteve të ndryshme. Shfrytëzova rastin e mirë për të takuar ministren bullgare të energjisë. Të dy ndamë qëndrimin që bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet dhe në dhjetor nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Energjisë së Bullgarisë.
Ndamë lajme të mira të zhvillimit të linjave të transmetimit, tashmë linja e transmetimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar, ndërkohë po zhvillohet edhe linja e transmetimit të Maqedonisë së Veriut për të ndërlidhur tashmë gjithë korridorin e transmetimit ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Po ashtu takova dhe zyrtarë amerikanë të departamentit të energjisë, ku diskutuam mbi mënyra të rritjes së investimeve amerikane sidomos në sektorin energjetik. Sigurisht që sektori energjetik në Shqipëri tashmë është në një moment mjaftë të mirë.
Kemi marrë masa reformuese, përafruese me Bashkimin Europian, kemi thithur investime të huaja, kemi rritur kapacitetet gjeneruese sidomos të energjisë së rinovueshme, po zhvillojmë projekte të energjisë së erës dhe jemi shumë mirë të pozicionuar për tërheqjen e investimeve të huaja nga të gjitha shtetet e tjera”, tha Karakaçi.
Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret
Braktisi makinën me 12 kg kanabis në aksin Tiranë-Elbasan, arratiset i riu! Pranga 22-vjeçarit që e shoqëronte
Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
- 16:12 Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret
- 16:07 Deputetët danezë miratojnë paktin e sigurisë së Groenlandës me SHBA-në
- 15:59 Nga orkidetë te “njëbrirëshi kinez”, simbolikat e dekorimit në takimim Putin-Xi-Trump
- 15:53 Ulja e lindshmërisë dhe martesat në moshë të madhe, Turqia do të shkurtojë kohëzgjatjen e studimeve universitare
- 15:40 Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën?
- 15:28 Nis Kupa e Botës FIFA U-17 në Katar, 4 kombe evropiane bëjnë debutimet e tyre në turne