Suarez zbulon të ardhmen e tij: Mund të pensionohem para Mesit

Aventura e Luis Suarez në Shtetet e Bashkuara vazhdon me qëllime, ambicie dhe dëshirë për të garuar në nivelet më të larta. Pavarësisht moshës 39 vjeç, sulmuesi uruguaijan nuk duket i gatshëm ta përfundojë karrierën e tij, veçanërisht duke pasur parasysh performancat me Inter Miami.
Megjithatë, mundësia e varjes së këpucëve në gozhdë është një temë e pashmangshme në këtë fazë të karrierës së tij. I intervistuar në programin radiofonik Tot Costa, ish-sulmuesi i Barcelonës trajtoi temën e së ardhmes së tij, duke u përqendruar gjithashtu në marrëdhënien e tij me Lionel Messin dhe mundësinë që të dy të tërhiqen në të njëjtën kohë.
“Për sa kohë që vazhdojmë të kënaqemi, të argëtohemi dhe të duam të fitojmë, nuk do të ndalemi”, tha ai, duke nënkuptuar se Messi ndan të njëjtën mentalitet.
Duke folur për argjentinasin, uruguaijani pranoi se mund të jetë ai që do të dalë në pension herët: “Leo ka shumë energji dhe dëshiron të luajë për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja pse i thashë se ndoshta do të jem unë ai që do të dalë në pension herët, ndërsa ai mund të vazhdojë”.
Uruguaijani më në fund shpjegoi se ende ndihet në gjendje të mirë dhe është i vendosur të vazhdojë udhëtimin e tij, ndërsa diskutimet kanë filluar tashmë me Inter Miamin për një rinovim të mundshëm: “Ndihem mirë dhe klubi është gjithashtu i kënaqur me performancën time”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




