Liria synon elitën, kapiteni Susuri flet për ambiciet dhe objektivin e sezonit

Kapiteni i KF Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri i njohur si “Suso”, ka bërë një vlerësim të paraqitjeve të skuadrës gjatë këtij edicioni, duke nënvizuar se harmonia në grup, angazhimi i pandërprerë dhe raporti me trajnerin Ismet Munishi përbëjnë shtyllat kryesore të rezultateve të mira.

Në një bashkëbisedim për Telegrafin, Susuri foli për gjendjen e tij aktuale, peshën që mban si udhëheqës i ekipit, rolin e tij në sukseset e deritanishme si dhe qëllimin për ta kthyer Lirinë në Superligën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Skuadra prizrenase po zhvillon një sezon tejet pozitiv në Ligën e Parë, ku pas 16 xhirove kryeson renditjen me 39 pikë të grumbulluara, plot gjashtë më shumë se ndjekësja më e afërt, Prishtina e Re.

Susuri, i cili ka shënuar pesë gola deri tani në kampionat, u shpreh i kënaqur me formën e tij personale, por shtoi se paraqitjet individuale vijnë si pasojë e mekanizmit të mirëfilltë të gjithë ekipit.

“Që nga nisja e sezonit kemi punuar me intensitet të lartë dhe mendoj se rezultatet që po marrim janë shpërblimi i kësaj pune. Kemi një bërthamë shumë cilësore dhe besoj se bashkimi ynë është një nga arsyet kryesore të këtij ecurie. Për sa i përket formës time, jam i kënaqur, por edhe unë mendoj se loja ime lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si po funksionon skuadra në kompleks”, u shpreh fillimisht Susuri.

Kur u pyet për detyrën e tij si kapiten, ai theksoi se mundohet të qëndrojë afër shokëve të skuadrës në çdo rrethanë, ndërsa çmoi përvojën dhe cilësinë që mbartin lojtarët e Lirisë.

“Mbajtja e shiritit të kapitenit sjell gjithmonë një barrë të madhe, pasi duhet të jesh i pranishëm për ekipin si në çastet e mira ashtu edhe në ato të vështira. Megjithatë, e ndjej veten me fat që bëj pjesë në këtë klub. Kemi futbollistë me eksperiencë dhe cilësi të larta, të cilët e kuptojnë shumë mirë vlerën e unitetit dhe të mundit të përbashkët. Kjo më bën më të lehtë edhe rolin tim si kapiten”, deklaroi ai.

Kapiteni nga Prizreni diskutoi edhe për golat e shënuar këtë sezon, duke vënë në dukje se kënaqësia më e madhe për të mbetet kontributi që i jep ekipit për të arritur rezultate pozitive.

“Natyrisht që çdo gol të sjell gëzim, sidomos kur ai ndihmon skuadrën të fitojë dhe të sigurojë pikë të vyera. Jam i lumtur që po arrij të jap kontribut edhe me gola, por për mua prioritet ka gjithmonë suksesi kolektiv. Shpresoj të ecim me këtë ritëm, sepse besoj fort te ky grup dhe te mundësia që këtë sezon ta arrijmë objektivin që i kemi vënë vetes”, u shpreh Susuri.

Lidhur me ndikimin e trajnerit Ismet Munishi te rezultatet e arritura deri tani, Susuri e vlerësoi lart punën e tij, por veçoi edhe meritat e drejtorit Valon Bytyqi në formimin e ekipit.

Ai theksoi se njohja paraprake e shumicës së lojtarëve me metodat e Munishit e ka lehtësuar përshtatjen me kërkesat dhe filozofinë e tij të lojës.

“Trajneri ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në ndërtimin e kësaj skuadre, ndërsa një ndihmesë të madhe në këtë aspekt e ka dhënë edhe drejtori Valon Bytyqi. Ajo që na favorizon shumë është se pjesa më e madhe e futbollistëve kemi bashkëpunuar edhe më parë me trajnerin Ismet, e njohim mirë stilin e tij të punës dhe e dimë saktësisht se çfarë pret nga ne. Kjo e bën më të thjeshtë komunikimin dhe besoj se kjo pasqyrohet edhe në paraqitjet tona në fushë”, deklaroi kapiteni i Lirisë.

Në mbyllje, Susuri foli për synimin e rikthimit në Superligë, duke theksuar se klubi prizrenas duhet të jetë sërish pjesë e elitës së futbollit kosovar dhe të krijojë një ekip të qëndrueshëm në këtë nivel.

Megjithatë, ambiciet e tij personale shkojnë përtej kësaj, pasi ëndërron që me fanellën e Lirisë të fitojë trofe dhe të lërë gjurmë në historinë e klubit.

“Liria është një klub me traditë të madhe, ashtu siç është edhe Prizreni një qytet me kulturë të pasur sportive. Besoj se ka ardhur momenti që Liria të kthehet aty ku i takon dhe të jetë një skuadër stabile në Superligë. Këtë bindje e kam nga cilësia dhe karakteri i grupit që kemi, por edhe nga angazhimi i drejtuesve të klubit, të cilët po na qëndrojnë pranë dhe po i plotësojnë të gjitha detyrimet ndaj nesh”, theksoi Susuri.

“Për mua si kapiten, rikthimi në Superligë do të ishte përmbushje e një përgjegjësie që kam ndaj këtij klubi, por jo edhe realizimi i ëndrrës sime më të madhe, sepse ëndrra ime është që një ditë të fitoj tituj dhe të shkruaj histori me fanellën e Lirisë”, përfundoi kapiteni Susuri.

Liria do të luajë edhe një ndeshje deri në mbyllje të stinorit vjeshtor, ndërsa synon ta mbajë kreun dhe distancën ndaj ndjekësve, për ta vazhduar më pas garën për rikthimin në Superligë.


Shtuar më 19.11.2026 16:32

grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş