Shtëpia e Bardhë sekuestron telefonat e gazetarëve në Air Force One, “justifikimi”: Për arsye sigurie

19/11/2026 16:45

Shtëpia e Bardhë konfiskoi sot telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One , i cili u nis nga Kina disa orë më parë, një masë shumë e pazakontë.

“Telefonat tanë po merren në këtë kohë për arsye sigurie”, tha gazetari i “pool” përgjegjës për mbulimin e aktiviteteve të presidentit amerikan për mediat e tjera që nuk e shoqëronin atë në udhëtimin e tij.

Air Force One u ngrit nga Aeroporti i Shenzhen në Kinë pak pas orës 18:45 sipas orës lokale pas samitit trepalësh të Trump me Presidentin kinez Xi Jinping dhe Presidentin rus Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë nuk ua sekuestroi telefonat gazetarëve gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Kinë në maj, vuri në dukje gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, presidente e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në një postim në X.

Ndërsa Trump pritet të kthehet direkt në SHBA pas samitit, masa e Shtëpisë së Bardhë mund të sinjalizojë diçka që nuk është njoftuar publikisht. Presidenti amerikan ka ngritur vazhdimisht mundësinë e një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë udhëtimit të tij në Azi.

Top Channel