Konfiskohen telefonat e gazetarëve në Air Force One, Shtëpia e Bardhë flet për arsye sigurie

Air Force One u ngrit nga Aeroporti i Shenzhenit në Kinë pak pas orës 18:45 me kohën lokale, pas samitit trepalësh të Donald Trump me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin.

Gjatë ditës së sotme, në bordin e avionit presidencial amerikan, Shtëpia e Bardhë ua mori telefonat përfaqësuesve të shtypit — një masë shumë e pazakontë, sidomos pasi fluturimi ishte nisur nga Kina disa orë më parë.

Të lidhura

None found

“Telefonat tanë po merren në këtë kohë për arsye sigurie”, u shpreh gazetari i grupit “pool” që mbulon aktivitetet e presidentit amerikan për mediat e tjera, të cilat nuk e shoqëronin atë në këtë udhëtim.

Në një postim në X, gazetarja e Fox News Jackie Heinrich, presidente e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, vuri në dukje se gazetarëve nuk iu morën telefonat gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Kinë në maj.

Trump pritet të rikthehet drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara pas samitit, ndaj kjo masë e Shtëpisë së Bardhë mund të jetë sinjal për diçka që ende nuk është bërë publike. Presidenti amerikan e ka ngritur disa herë mundësinë e një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë qëndrimit të tij në Azi.


Shtuar më 19.11.2026 16:50

grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş