Një 45-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi kërkohej nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet italiane, është vënë në pranga Aldo Doçaj.
45 vjecari u lokalizua dhe u ndalua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.
Sipas të dhënave, Doçaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane dhe ka ende për të vuajtur 5 vite burg.
Për këtë arsye, ndaj tij ishte lëshuar kërkesë për kapjen dhe ekstradimin drejt Italisë.
Pas arrestimit, 45-vjeçari do t’i nënshtrohet procedurave ligjore përkatëse, ndërsa pritet që autoritetet shqiptare të vijojnë me procesin e ekstradimit drejt shtetit italian.












