Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do të ndërtohet koalicioni opozitar?

Gazetari: Edi Rama gënjen, ekonomia shqiptare është rritur vetëm 0.7 herë nga viti 2013 deri më sot

Gazetari: Edi Rama gënjen, ekonomia shqiptare është rritur vetëm 0.7 herë nga viti 2013 deri më sot

18:19, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Gjergj Erebara ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron qytetarët me deklaratat për trefishimin e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se shifrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë një realitet krejt tjetër.

Në një reagim në rrjetet sociale, Erebara shprehet se nga viti 2013 deri në vitin 2026, ekonomia shqiptare është rritur vetëm rreth 0.7 herë, ose afërsisht 72%. Një shifër kjo shumë larg pretendimit të kryeministrit për një ekonomi të trefishuar.

Erebara thekson se diferenca mes shifrave dhe deklaratave të kryeministrit nuk është një debat interpretimesh, por një çështje që mund të verifikohet përmes të dhënave statistikore.

Ai kritikon gjithashtu mediat që, sipas tij, i transmetojnë si fakte deklaratat e kryeministrit, pa bërë verifikimin e nevojshëm të shifrave.

Reagimi i gazetarit Gjergj Erebara:

Rritja ekonomike nuk është çështje opinionesh, është llogari matematike.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoriteti absolut sa i përket fushës së ekonomiksit, ekonomia shqiptare është rritur me rreth 72% (0.7 herë) përgjatë periudhës nga viti 2013 deri më sot.

Kjo është jashtëzakonisht shumë larg rritjes 3 herë.

Megjithatë, pavarësisht se statistikat nuk janë çështje opionesh, Edi Rama gënjen dhe gënjen mbështetur në asimetrinë e informacionit.

Ai disponon një pafundësi me media të cilat, ndërsa përcjellin si fakte gënjeshtrat e tij, as nuk e dinë e as nuk i intereson ta dinë se çfarë është rritja ekonomike e si matet ajo.

Ky relativizim dhe banalizim i gënjeshtrës më flagrante vështirë se i bën shqiptarët më të pasur. Ajo thjeshtë i bën gënjeshtarët më gënjeshtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco