Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, u prit sot në një takim nga homologu i tij shqiptar, gjeneral major Petrit Çuni, i cili drejton Forcën Tokësore të Shqipërisë.
Takimi u zhvillua në selinë e Komandës së Forcës Tokësore të Shqipërisë, ku të dy komandantët diskutuan mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy ushtrive.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bisedimeve u vu theks i veçantë te organizimi i stërvitjeve të përbashkëta, përmirësimi i ndërveprueshmërisë dhe fuqizimi i aftësive operacionale.
Gjithashtu, takimi rikonfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.







