Si ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga plakja aktiviteti fizik dhe ushqyerja
Aktiviteti fizik dhe mënyra e të ushqyerit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit nga plakja dhe rënia e aftësive njohëse. Studiuesit po analizojnë se si zakonet e përditshme ndikojnë në shëndetin e trurit dhe cilat prej tyre mbështeten nga provat shkencore.
Në një konferencë vjetore të Shoqatës për Neuroshkencën, ekspertët theksuan se ushtrimet fizike ndihmojnë në ruajtjen e vëllimit të trurit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe reduktimin e proceseve inflamatore.
Sipas tyre, aktiviteti fizik ndikon drejtpërdrejt në komunikimin mes muskujve dhe trurit. Përfitime mund të sjellin jo vetëm ushtrimet aerobike dhe stërvitja e forcës, por edhe ecja me intensitet të moderuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar në javë për të rriturit. Ekspertët nënvizojnë se më e rëndësishme se numri i hapave është qëndrueshmëria dhe kthimi i lëvizjes në një zakon të përditshëm.
Ndërkohë, studiuesit po shqyrtojnë edhe ndikimin e agjërimit me ndërprerje në shëndetin e trurit. Disa studime sugjerojnë se kjo mënyrë ushqyerjeje mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ, por provat vijnë kryesisht nga studimet e kryera te kafshët.
Deri më tani, nuk është vërtetuar se agjërimi me ndërprerje parandalon rënien njohëse apo sëmundjen e Alzheimerit te njerëzit. Studiuesit theksojnë se aktiviteti fizik, ushqyerja dhe periudhat e pushimit mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit gjatë procesit të plakjes.
Trump: Nuk do të vendos për Ukrainën pa Zelenskyy-n
Sulmi pranë ambasadës holandeze në Kiev, Holanda thërret ambasadorin rus
Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë
- 18:57 Trump: Nuk do të vendos për Ukrainën pa Zelenskyy-n
- 18:55 Basketbollisti Robert Shestani zbulon ambiciet e Vllaznisë: Objektivi është titulli kampion
- 18:51 Sulmi pranë ambasadës holandeze në Kiev, Holanda thërret ambasadorin rus
- 18:35 Protestë para Kryeministrisë, policia kërkon spostimin e qytetarëve! Tensione mes protestuesve dhe efektivëve
- 18:30 Kompany flet për gjendjen e tij shëndetësore: Ishte shumë intensive, tani jam mirë
- 17:54 Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare