27 ton mish derri janë bllokuar nga AKU Fier pasi vinin nga një fermë e pacertifikuar në Brazil. Kryeinspektori Dashnor Sula jep për “Studio Live” në Report Tv lajmin se janë marrë masat dhe janë larguar nga detyra 4 inspektorë për shkelje.
Sula thotë se prej momentit kur ai është vendosur në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, janë larguar nga detyra 15 inspektorë pasi nuk bën asnjë tolerim. Ai shton se për këtë ka marrë mbështetje edhe nga kryeministri Rama.
“Përpara dy ditësh është zbardhur vendimi sot, janë larguar nga detyra 4 inspektorë, 3 të Durrësit dhe 1 i AKU Fier për këtë situatë. Ishte mish derri i pacertifikuar nga një fermë në Brazil dhe që nuk lejohej të eksportohej. Menjëherë u bë e mundur ta konstatonim një fakt të tillë. Subjekti ka kaluar për ndjekje penale. Qëkur kam ardhur, kemi larguar 15 inspektorë për shkelje. Në Shkodër shkarkuam 6 inspektorë, kishte gati 2 vjet që abuzohej. Kjo ka qenë për shkak të kryeinspektorëve e drejtorëve që abuzonin me ligjin. Kam vendosur të jem jashtëzakonisht korrekt dhe e kam tolerancën zero, e kam bërë të qartë që s’toleroj askënd. Kam një mbështetje shumë të fortë nga kryeministri për të zbatuar ligjin, për të qenë korrekt dhe mos të tutem nga asnjë ndërhyrje. Ndërhyrje apo presion politik, zero”, tha Sula.

Në punën e tij si kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur të veprojë me dorë ‘të hekurt’, pa toleruar shkelje të ligjit. Këtë qasje të tij, thotë ai në “Studio Live” në Report Tv, e mbështet edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka inkurajuar të jetë korrekt dhe mos t’i nënshtrohet asnjë presioni.
“Kam një mbështetje shumë të fortë nga kryeministri për të zbatuar ligjin, për të qenë korrekt dhe mos të tutem nga asnjë ndërhyrje. Ndërhyrje apo presion politik, zero”, tha Sula.
Kryeinspektori e përshkruan si “normal” dhe të bazuar në llogaridhënie komunikimin me kryeministrin Rama.
Dashnor Sula: Komunikimi është normal. Kryeministri është ai që na kërkon më shumë llogari. Kryeministri nuk njeh orar, duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment. Ka ndodhur që edhe në 5 e gjysmë të mëngjesit ka sjellë shqetësimin e një qytetari.
-Kur keni komunikuar për herë të fundit?
Dashnor Sula: Para një jave.










Komente
Komento