Një student pjesëmarrës në protestën në Tiranë, në një prononcim për News24, ka kritikuar veprimet e Policisë, duke e akuzuar se po zbaton urdhrat e qeverisë dhe jo detyrën për të mbrojtur institucionet.

Ai u shpreh se efektivët i largojnë protestuesit nga Kryeministria dhe i drejtojnë drejt Kuvendit, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 28 nëntorit.

“Policia na heq nga Kryeministria, na çon te Kuvendi. Çfarë institucioni po mbron? Po zbaton urdhrat e vasalit. 28 nëntori po vjen. Nuk na ndalin dot. Sot ka pjesëmarrje më të madhe. Secili qytetar duhet të dalë në protestë më 28 nëntor. Duhet të vijë patjetër”, u shpreh studenti teksa vijon tubimi te Libri Universitar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: