E enjte, 19 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Zbulohen 16.8 tonë karburant i padeklaruar në Portin e Durrësit, bllokohet anija
Lajme

Zbulohen 16.8 tonë karburant i padeklaruar në Portin e Durrësit, bllokohet anija

Dyshime për kontrabandë karburanti në Portin e Durrësit. Autoritetet doganore kanë bllokuar një anije, pasi gjatë një kontrolli fizik kanë konstatuar një sasi prej rreth 16.8 tonësh karburant, që dyshohet se nuk ishte deklaruar në dokumentacionin përkatës.

Kontrolli është ushtruar nga shërbimet e Degës Doganore Durrës, pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së karburantit të deklaruar dhe asaj që ndodhej realisht në bordin e anijes.

Pas konstatimit të parregullsive dhe dyshimeve për kontrabandë, punonjësit doganorë kanë hartuar procesverbalin përkatës dhe kanë vendosur bllokimin e mjetit lundrues.

Ndërkohë, pritet të vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Autoritetet doganore bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë me synimin për të parandaluar kontrabandën dhe për të mbrojtur interesat financiare të shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.