Zbulohen arsyet e fshehura: Pse Nico Paz i tha jo rikthimit te Real Madridi?

Nico Paz ka zgjedhur të mbetet edhe për këtë edicion te Como, duke hedhur poshtë alternativën e rikthimit te Real Madridi, ngaqë druhej se nuk do të kishte minutazh të mjaftueshëm për të luajtur me vazhdimësi.

Selene Melian, gazetare e “Radio Marca” Tenerife, tregoi se ishte vetë mesfushori argjentinas ai që mori vendimin për të vijuar rrugëtimin në Itali. Sipas saj, 21-vjeçari parapëlqeu të rritet më tej nën udhëheqjen e Cesc Fabregasit, aty ku i është siguruar një peshë e konsiderueshme brenda ekipit.

Të lidhura

None found

“Të dhënat që disponojmë, dhe që unë i di nga afër, tregojnë se Nico Paz ishte personi që vendosi të qëndronte te Como këtë vit”, u shpreh Melian gjatë emisionit “La Tribu”.

“Unë e njoh Nico Pazin dhe familjen e tij, ndaj e di mirë se për çfarë flitet”.

Melian theksoi se rivaliteti i fortë në mesfushën e Real Madridit do ta bënte të vështirë përfshirjen e rregullt të argjentinasit, teksa te Como ai mund të vijojë të jetë ndër emrat kryesorë të formacionit.

“Sigurisht që Nico Paz e ka ëndërr të luajë një ditë për Real Madridin, por këtë sezon ai kishte siguri të plotë se do të aktivizohej rregullisht me Cesc Fabregasin”, shtoi ajo.

Ajo trajtoi edhe zgjedhjen e Pazit për të përfaqësuar Argjentinën në vend të Spanjës. Gazetarja solli në kujtesë një intervistë të të atit për Radio MARCA Tenerife, në kohën kur Javier Mascherano e kishte thirrur për herë të parë mesfushorin në ekipin U20 të Argjentinës.

Sipas saj, Federata Spanjolle e Futbollit nuk kishte komunikuar asnjëherë me lojtarin, prandaj atij nuk i ishte dashur kurrë të bënte një zgjedhje mes dy kombëtareve.

“Federata nuk e kishte kontaktuar asnjëherë Nico Pazin, ndaj ai nuk është vënë kurrë përpara nevojës për të vendosur mes Spanjës dhe Argjentinës”.


Shtuar më 19.11.2026 19:49

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş