Macron: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë evropiane

19 Nëntor 2026 | 19:52

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të enjten se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është e rëndësishme për sigurinë evropiane, duke pasur parasysh ushtrinë e fortë dhe të pajisur mirë të vendit.

“Mendoj se duhet ta rihapim çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, u tha Macron gazetarëve pas një samiti në Berlin të udhëheqësve të vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën, të quajtur “Koalicioni i të Gatshmëve”, së bashku me praninë e të dërguarve të posaçëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Ukrainën.

Udhëheqësit evropianë të pranishëm në Berlin patën një shkëmbim bisedash me Trumpin, shtoi Macron.

“Patëm mundësinë të kishim dy të dërguarit specialë të Presidentit Trump, z. Kushner dhe z. Witkoff, të cilët patën mundësi të shkëmbenin mendime me ne gjatë këtij samiti”, u tha Macron gazetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga plakja aktiviteti fizik dhe ushqyerja

Aktiviteti fizik dhe mënyra e të ushqyerit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit nga plakja dhe rënia e aftësive njohëse....
19:20 | 19/11/2026

Trump: Nuk do të vendos për Ukrainën pa Zelenskyy-n

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten dha garanci se nuk do të vendoste për luftën në Ukrainë në mungesë të homologut të tij Volodymyr...
18:57 | 19/11/2026

Sulmi pranë ambasadës holandeze në Kiev, Holanda thërret ambasadorin rus

Qeveria holandeze thirri ambasadorin rus në Holandë të enjten, pasi ambasada holandeze në Kiev pësoi dëme të vogla kur një predhë ra pranë ndërtesës. Ministri...
18:51 | 19/11/2026