
Pas disa orësh marshim në rrugët e kryeqytetit, me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për dorëheqjen e tij, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qytetarët janë drejtuar sërish drejt godinës së Kryeministrisë, ku synojnë të qëndrojnë për të zhvilluar tubimin e tyre. Në nisje të protestës, ata nuk u lejuan të mblidheshin përpara saj.
Më herët, gjatë tentativës për t’iu afruar godinës, pati edhe përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.
Pas marshimit në disa akse të Tiranës, qytetarët janë rikthyer në bulevard, ku kërkojnë të vijojnë protestën.