• Kontakt
Thursday, November 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon fëmijët, Përmbarimi e gjobit! Ogren Balluku: Ajo ka dështuar…/ VIDEO

21:07 : 19/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një nënë që prej më shumë se një viti kërkon të drejtën për të takuar fëmijët e saj, një vendim gjykate që pretendohet se nuk po zbatohet dhe një proces përmbarimor i mbushur me ankesa, kundërshti dhe pikëpyetje.

Kjo është historia e Neda Ballukut, e cila i është drejtuar Fiks Fare për të denoncuar Zyrën Përmbarimore Vendore të Tiranës, pasi prej një viti nuk arrin të takojë dy djemtë e saj të mitur.

Neda tregon se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, takimet me djemtë nuk janë realizuar sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ndërkohë, ajo pretendon se ka zbatuar në mënyrë vullnetare vendimin që përcakton takimet e babait me vajzën e vogël.

Por, në vend që të vlerësohet ky fakt, nëna është gjobitur nga përmbarimi për mosekzekutim të vendimit. Dokumentet që disponon Fiks Fare zbulojnë një kalvar njëvjeçar përpjekjesh, ankesash dhe komunikimesh mes palëve.

Lexo edhe:

Divorci me Ogren Ballukun, avokatja e Neda Karafilit: Po përballemi me akt vetëgjyqësie

Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Në to përfshihen edhe pamje filmike që, sipas nënës, provojnë se vajza është dorëzuar në banesën e të atit, në përputhje me vendimin e gjykatës. Një tjetër pikëpyetje lidhet me dy vlerësimet psikologjike të fëmijëve.

Psikologia e caktuar nga gjykata ka evidentuar elemente të alienimit prindëror, duke vënë në dukje ndikimin e babait në marrëdhënien e fëmijëve me nënën. Megjithatë, përmbaruesja Anxhela Doleqi ka kërkuar një tjetër vlerësim psikologjik, me kërkesë të babait Ogren Balluku, në të cilin nuk evidentohen të njëjtat elemente.

Ky raport i është përcjellë gjykatës, e cila ka sqaruar se nuk kishte kërkuar një informacion të tillë dhe se masa e përkohshme për takimet e nënës me fëmijët duhej zbatuar. Problemet nuk përfundojnë këtu. Pas kërkesës së Nedës për transferimin e dosjes, drejtuesi i Zyrës Përmbarimore Vendore të Tiranës ka urdhëruar kalimin e saj nga përmbaruesja Anxhela Doleqi te Mikeda Cenaj.

Por, sipas dokumentacionit, Doleqi ka refuzuar dorëzimin e dosjes. Ndërsa përmbaruesja Suela Ndreca ka vendosur gjobë ndaj Nedës më 29 tetor 2026, pikërisht në ditën kur kjo e fundit ishte paraqitur në zyrë për të deklaruar se kishte zbatuar vullnetarisht vendimin. Fiks Fare disponon pamje filmike të këtij momenti.

Edhe më 12 nëntor, Neda është paraqitur sërish në zyrën përmbarimore për të deklaruar se kishte dorëzuar vajzën në banesën e babait. Në këtë takim, përmbaruesja Suela Ndreca i është drejtuar me fjalët: “Duhet ta sjellësh fëmijën ku të urdhëroj unë”.

Gazetarët e Fiks Fare kanë kërkuar shpjegime nga përmbaruesja për vendosjen e gjobës, por ajo ka refuzuar të flasë, duke u shprehur: “S’dua të flas”, ndërsa u ka kërkuar kolegëve të njoftojnë policinë. Nga ana tjetër, babai Ogren Balluku pretendon se publikimi i çështjes në media po ndikon negativisht te fëmijët.

Ai kundërshton pretendimet për alienim prindëror, duke iu referuar raportit të dytë psikologjik. Gjithashtu, pretendon se nuk e ka takuar vajzën për një muaj rresht, çka sipas tij është arsyeja e përfshirjes së përmbarimit. Por dokumentet, komunikimet dhe pamjet filmike që disponon Fiks Fare ngrenë dyshime mbi këtë version të ngjarjeve dhe mbështesin pretendimin e Nedës se vendimi për takimet e babait me vajzën është zbatuar vullnetarisht prej një viti. Ogreni thotë për gazetarët se Neda ka dështuar si nënë. Vetëm për arsyen se i kërkon fëmijët.

Në fund, përtej përplasjeve mes dy prindërve dhe përgjegjësive që duhet të përcaktohen nga institucionet, mbeten tre fëmijë të mitur, të cilët kanë nevojë për të dy prindërit. Ndërsa një nënë vijon të kërkojë të drejtën për të takuar djemtë e saj, pyetja që kërkon përgjigje është: pse një vendim gjykate nuk po gjen zbatim dhe kush mban përgjegjësi për këtë zvarritje?/ TCH

Etiketa: Neda BallukuOgren Balluku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Divorci me Ogren Ballukun, avokatja e Neda Karafilit: Po përballemi me akt vetëgjyqësie

22:19 : 07/11/2026
Lajmet e Dites

Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

11:00 : 28/01/2026
SHOW BIZ

Pas divorcit, Neda kërkon urdhër-mbrojtje nga vëllai i Belinda Ballukut

19:33 : 15/01/2026
AKTUALITET

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

09:37 : 06/11/2025
SHOW BIZ

Divorci me Ogren Ballukun/ “Kunja” mes Nedës dhe Rozanës: Po mbiemrin do e mbash?

11:32 : 05/11/2025
SHOW BIZ

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025
Para

Marshuan në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen para Kryeministrisë

TË GJITHA

Marshuan në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen para Kryeministrisë

21:10 : 19/11/2026

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon fëmijët, Përmbarimi e gjobit! Ogren Balluku: Ajo ka dështuar…/ VIDEO

21:07 : 19/11/2026

Protestuesja denoncon policinë: Na bënë pritë, na sulmuan edhe pse ishim përtokë

20:57 : 19/11/2026

Më 28 nëntor diaspora në Tiranë, qytetari: Ta bëjmë nëntorin e tretë

20:55 : 19/11/2026

Policia hedh spraj lotsjellës, disa qytetarë nuk ndihen mirë, një prej tyre shtrihet përtokë

20:34 : 19/11/2026

Protestat në Shqipëri, Greta Thunberg: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve

20:33 : 19/11/2026

Shkëputen disa pjesë nga fasada e një pallati në Durrës, dëmtohet një automjet

20:20 : 19/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com