Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar në një intervistë për “Prime News” në News24 protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke akuzuar Policinë për përdorim joproporcional të dhunës ndaj protestuesve.
Bardhi u shpreh se edhe gjatë ditës së sotme janë konstatuar sjellje jo korrekte nga efektivët, ndërsa shpjegoi arsyet pse Partia Demokratike vendosi t’i bashkohej protestës së studentëve.
Ai theksoi se PD nuk ka pasur debate të brendshme lidhur me këtë vendim, por u ka bërë thirrje simpatizantëve të saj që të mbështesin studentët.
“Ditët e fundit, pak e çorganizuar. Kishte dhunë joproporcionale nga ana e Policisë ndaj protestuesve. Edhe sot ka pasur sjellje jo korrekte nga Policia. Ne e kemi mbështetur protestën e studentëve. Nuk kemi pasur debate të brendshme. U kemi bërë thirrje qytetarëve, simpatizantëve tanë, që ne në tri të shtuna të ishim të pranishëm për të organizuar mbështetjen ndaj studentëve, pasi kishte dhunë ndaj tyre. Ne gjykuam që të ishim pranë tyre. Ne e kemi mbështetur protestën. Në momentin kur PD ka organizuar strukturat, na pjesëmarrja më të madhe, kjo është e dukshme.”, u shpreh Bardhi.
