‘Gjithçka ndryshoi, pashë dhimbje dhe kjo më vriste’/ Fernando Torres shpjegon ‘tradhtinë’ ndaj Liverpool
Trajneri spanjoll beson se Jürgen Klopp do të rikthejë krenarinë e tifozëve gjermanë për kombëtaren. Pep zbulon edhe marrëdhënien e veçantë me ish-rivalin: miqësi, golf dhe darka së bashku.
Pep Guardiola nuk i ka kursyer vlerësimet për Jürgen Klopp, duke e cilësuar emërimin e gjermanit në krye të përfaqësueses së Gjermanisë si zgjedhjen më të mirë të mundshme në këtë moment. Në një intervistë për Bundesliga Magazine, trajneri spanjoll u shpreh plot besim se Klopp ka të gjitha cilësitë për të rikthyer entuziazmin dhe krenarinë e tifozëve për kombëtaren gjermane, pas zhgënjimit në Kupën e Botës 2026.
“Jürgen ka një karizëm të jashtëzakonshme dhe është një komunikues fantastik. Jam 100% i bindur se gjermanët do të ndihen sërish krenarë për kombëtaren e tyre. Nëse kjo do të mjaftojë për të fituar një Kupë Bote apo një Europian, nuk mund ta parashikojë askush”, deklaroi Guardiola. Pep vlerësoi edhe ndikimin që Klopp mund të ketë te futbollistët, duke theksuar se vetëm prania e tij në dhomën e zhveshjes do të jetë një motivim i madh.
“Gjermania ka lojtarë shumë të mirë. Kur ata të hyjnë në dhomën e zhveshjes dhe të shohin Jürgen Klopp, do t’i thonë vetes: ‘Çfarë trajneri! Unë do ta ndjek atë’”, u shpreh spanjolli. Dy teknikët kanë qenë kundërshtarë të mëdhenj në Premier League, me përballje të shumta mes Manchester City dhe Liverpool. Guardiola pranoi me sportivitet se Klopp e ka mposhtur më shpesh sesa ka arritur ai të fitojë ndaj gjermanit. Por rivaliteti sportiv është kthyer prej kohësh në miqësi. “Jemi miq”, theksoi Pep, duke zbuluar se dëshiron të udhëtojë në Gjermani gjatë këtij viti për të luajtur golf me Klopp-in dhe më pas të shijojnë një darkë së bashku.
Madje, golfi është kthyer edhe në një temë humori mes tyre. Klopp ka ironizuar më herët se Guardiola e ka përmirësuar handikapin në këtë sport me kalimin e viteve, ndërsa ai vetë nuk ka pasur kohë të merret me të. “Prandaj ai është gjeni dhe unë jo”, ishte batuta e gjermanit. Një marrëdhënie që tregon se edhe rivalët më të mëdhenj në futboll mund të ndërtojnë një miqësi të veçantë jashtë fushës.
Top Channel