
Analisti Neritan Sejamini, thotë se zv.kryeministrja Albana Koçiu mund të jetë kandidatja e PS-së për bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale, pasi e shikon si figura më adapte për t’iu përgjigjur planeve të kryeministrit Edi Rama.
Analisti thotë se vetë Rama është ”garues” në zgjedhjet e ardhshme lokale, moment elektoral kyç, që sipas tij, do e përdorë për të dëshmuar dhe njëherë pushtetin.
“Erion Veliaj nga burgu ia prishi planin. Do të marrë një person që do t’i bindet verbërisht si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Figurë politike… Kandidatja më e mundshme është Albana Koçiu. Intuita ime është se ajo do të jetë kandidatja për Tiranën.
Që të mos akuzohet për korrupsion, të dalë të flasë si as mish, as peshk, të takojë disa njerëz, sepse fushatën do ta bëjë Rama. Do ta bëjë të qartë që është fushatë për të, për ta çuar Shqipërinë në Evropë. Në këto zgjedhje kandidon Rama për të rikonfiguruar pushtetin e tij. Kandidatja do t’i plotësojë këtë lloj narrative”.