Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, analizoi buxhetin e vitit 2027, i cili kalon shifrën e 10 miliardë eurove. Kjo shifër, sipas një battue të Tomorrit, do të thotë se pas një muaji buxheti mund të shkojë edhe në 20 miliardë euro, duke iu referuar rënies së monedhës evropiane në treg.
Tomorri renditi edhe disa nga aspektet pozitive dhe negative të këtij buxheti.
“Po të presim edhe një muaj, buxheti do të shkojë në 20 miliardë euro, sepse sa më shumë bie euro, aq më shumë rritet buxheti.
Por ka disa pika të forta, mendoj unë.
Ky buxhet ka investimet publike më të larta që nga viti 2009. Investimet publike janë zëri më produktiv i buxhetit, krijojnë punësim, rritje ekonomike dhe ndihmojnë ekonominë. Kjo rritje është një nga pikat e mira.
Kjo rritje e investimeve publike nuk vjen në kurriz të shthurjes së disiplinës fiskale. Borxhi publik vjen në rënie dhe deficiti publik mbahet në nivel.
Pika tjetër e mirë janë masat që ulin kostot e jetesës. Bëhet fjalë për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, nga 20% në 6%, që prek 54 produkte ushqimore.
E mira e kësaj mase është se, teorikisht, lehtëson të varfrit, të cilët pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzojnë për ushqim. Një ulje e TVSH-së i lehtëson ata. Tani, se sa kjo ulje do të përcillet në treg, këtë nuk e dimë. Studimet tregojnë se përcillet nga 20% deri në 50%.
Një tjetër pikë e mirë e buxhetit është se duket sikur ka një përpjekje nga qeveria për të dhënë më shumë për shtresat sociale, qoftë përmes bonusit, ku për pensionin e qytetit shuma shkon nga 18 mijë lekë të vjetra në 36 mijë lekë të vjetra. Ka një rritje të mbështetjes edhe për studentët, fëmijët jetimë dhe bonusin e bebeve, i cili është mujor dhe vazhdon deri sa fëmija të mbushë 18 vjeç.
Më 1 janar hyn në fuqi paketa fiskale. Nga 1 janari, për ato produkte ushqimore, shteti nuk merr më 20% taksë. Pra, nëse buka sot kushton 1200 lekë, në një botë ideale çmimi i bukës do të bjerë në 1060 lekë. Por në botën reale nuk ndodh kështu, pasi një pjesë shkon si fitim te pronarët. Pastaj do të thonë se u janë rritur kostot, pagat e punonjësve etj. Prandaj studimet thonë se, në rastin më të mirë, përcillet 50%.
Te lëvizja negative është rritja e taksave, rritet tvsh nga 20 në 21 për qind për çdo mall tjetër që blihet në treg. Nëse ulja nuk përcillet e plotë te konsumtorët, rritja përcillet menjëherë, dhe do të rriten me sebepin e rritjes së TVSH-së. Pavarësisht se trumbetohet bonusi i pensionistëve, sërish shpenzimet për mbrojtjen sociale mbeten të ulëta, nënm 10 për qind të PBB-së.
Pikë tjetër negative janë arsimi dhe shendëtësia që janë në rënie”– tha Tomorri.












