E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati: PD-ja është “plakur”, ka marrë indetitetin e Berishës! Hila: Partia ka vetëm dy figura

Rinovimi i Partisë Demokratike dhe mungesa e figurave të reja në strukturat e saj u diskutuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Analisti Andi Bushati u shpreh se PD-ja ka nevojë për ide të reja dhe se partia ka marrë moshën dhe identitetin e Sali Berishës.

 Ndërsa analisti Dritan Hila deklaroi se në PD vetëm Berisha dhe Flamur Noka kanë peshë politike, ndërsa të tjerët janë të zëvendësueshëm.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Bushati: Të flitet për rinovim, duhen ide të reja. Për rinovim, po të shohësh grupin e Zegjinesë, gjysmën e tyre nuk i njohim, janë të rinjë. Unë shoh një plakje të PD-së. Dua ide të reja. Partia ka marrë moshën e Saliut. Ka marrë identitetin e doktorit.

Hila: Berisha ia ka dalë të largojë figura me më peshë e më të rënda kur s’kanë qenë në një mendje me Berishën. Ne e pamë me Salianjin sa kollaj e pati Berisha ta hiqte nga jeta politike. Jo më të rinjtë që s’kanë karrierë politike. Dy figura ka PD-ja, Berishën dhe numrin 2, Flamur Nokën, që ka besimin e Berishës dhe zbaton politikat e tij. Gjithë të tjerët pastaj janë të zëvendësueshëm. Shoqërisë shqiptare i shkojnë për shtat këto parti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.