Lëvizja Vetëvendosje (VV) e ka mbështetur Projektbuxhetin për vitin 2027.
Deputeti i kësaj partie Enver Haliti, ka thënë se buxheti është përkthim i programit qeverisës dhe i premtimeve e prioriteteve në vendime.
“Ky buxhet ndërtohet mbi kapacitetin e të hyrave të rregullta, ai nuk mbështetet në fondet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe nuk planifikon financim përmes klauzolës së investimeve”, ka thënë Haliti, duke shtuar se kjo paraqet një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e financimit të investimeve kapitale.
Ai ka thënë se për vitin 2027 janë planifikuar mbi 1 miliard e 70 milionë euro investime kapitale.
Haliti ka thënë se përtej shumave duhet që deputetë të ketë kujdes për realizmin e tyre në terren.
Ai u ka kërkuar organizatave buxhetore që të punojnë për realizim të tyre.
Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës, pak para mesnatës, ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin...-
Kuvendi e miraton në parim Projektbuxhetin e 2027-s
-
Kurti për buxhetin e vitit 2027: Synon ta çojë Kosovën në fazë të re të transformimit ekonomik
-
Opozita s’pret që Qeveria t’i realizojë investimet kapitale të planifikuara për 2027
-
Digat nuk figurojnë si prioritet në Projektbuxhetin e 2027-s
-
Opozita e kritikon Projektbuxhetin, dyshon në aftësinë e Qeverisë për ta realizuar