Takimi i kryenegociatorëve shqiptarë me ambasadorët e BE-së, Moreira de Sousa: Shqipëria synon institucione të një shteti anëtar

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, priti në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së kryenegociatoren Majlinda Dhuka dhe zëvendëskryenegociatoren Adea Pirdeni, dy javë pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Europian.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të BE-së në Shqipëri, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se objektivi nuk është vetëm mbyllja e kapitujve, por ndërtimi i institucioneve sipas standardeve të një shteti anëtar.

“Sot mirëprita kryenegociatoren e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, dhe zëvendëskryenegociatoren, Adea Pirdeni, në takimin tonë të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, dy javë pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit dhe udhërrëfyesit drejt vitit 2027. Ato paraqitën ecurinë e negociatave dhe një ambicie që shkon përtej mbylljes së kapitujve: institucione që funksionojnë si ato të një shteti anëtarëtar. Patëm një diskutim të gjallë për shtetin e së drejtës, mjedisin dhe zbatimin e reformave në praktikë. Pikërisht kjo punë do të bëjë ndryshimin për shqiptarët”.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri