Macron bën thirrje nga Berlini për rishqyrtimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Samiti i Berlinit u përshkua nga një deklaratë e fortë e presidentit francez Emmanuel Macron, e cila tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Duke folur para mediave, Macron theksoi se “çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO duhet të rihapet”.

Të lidhura

None found

Ai e lidhi këtë qëndrim me rëndësinë që ka për sigurinë e kontinentit evropian, duke vënë në dukje se Ukraina zotëron një ushtri të fuqishme dhe të mirëpajisur, sipas raportimit të Reuters.

Në takim morën pjesë edhe dy emisarët e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për çështjen ukrainase, Jared Kushner, i cili është edhe dhëndri i tij, si dhe Steve Witkoff.

Macron vlerësoi praninë e tyre, duke thënë se patën rastin të shkëmbejnë pikëpamje me të dy përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë gjatë punimeve të samitit.

Në fotografinë zyrtare të bërë në Kancelarinë e Berlinit, krahas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u shfaqën edhe liderë të tjerë që mbështesin hapur Ukrainën.


Shtuar më 20.11.2026 08:25

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet