Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme më 20 nëntor në Kryeministri ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, në një takim, ku në fokus janë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.
Ministrat dhe përfaqësuesit politikë të Partisë Socialiste kanë mbërritur në godinën e Kryeministrisë për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga kreu i qeverisë, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejshëm për organizimin politik dhe elektoral të socialistëve në të gjithë vendin.
Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të PS-së për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, ku një rëndësi e veçantë pritet t’i kushtohet organizimit të strukturave në qarqe, koordinimit të punës me drejtuesit lokalë dhe komunikimit me qytetarët.
Në këtë proces, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve do të kenë një rol të rëndësishëm në angazhimin e strukturave dhe në përcaktimin e prioriteteve për periudhën përpara zgjedhjeve.
Socialistët synojnë të forcojnë komunikimin me qytetarët dhe të përcjellin në qarqe politikat e qeverisë, ndërsa paralelisht të intensifikojnë punën organizative në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit 2027.










