Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën nje 63-vjeçar

Kronike

Publikuar: 20/11/2026

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën nje 63-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qendër të Orikumit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 63-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur disa persona të tjerë.

Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër ndodheshin disa punëtorë të huaj, të cilët po udhëtonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të shkuar në punë.

Personat e plagosur janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.