Nga Boldnews.al
Njeriu me skeptik nga fjalët e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dukej Elisa Spiropali, e cila një vit më parë udhëtonte nëpër botë si kryediplomate e Shqipërisë, e vendosur në atë post nga ai që sot ajo tregon një lloj shpërfillje.
Krejt qyl, Spiropali u kthye në njeriun më të përmendur brenda radhëve të PS-së. Pak e quajnë guximtare, të tjerë inatçore të vogël dhe ca më pak ideologe të madhe. Duhet kuptuar se epitete të tilla, nga vlerësimet tek urrejtja, as që mund të zenë vend kur po flasim për një subjekt politik ku ai flet, ata dëgjojnë dhe në fund kush ka inatë thjesht fsheh gjymtyrët e sipërme për të mos i rrahur, ndërsa të tjerë vijojnë gjatë me trokitje duarsh.
Në këtë estradë fshati, Elisa Spiropali do të mbahet mend si njeriu që guxoi të publikonte në facebook disa shkrime me ironi brenda. Po ashtu ajo nënqeshte pak kur ai fliste në takimet me dyer të mbyllura. Po, në një parti pa ide dhe ideale edhe kaq quhet herezi, ndërsa vetë Elisa Spiropali ka zënë radhën e para që kur kryeministrit t’i shkajë këmba ajo të mburret se ishte e para kur “kundështoi” qeverisjen e Ramës dhe në veçanti konceptin e “shefes”, duke nënkuptuar Belinda Ballukun.
Ish-kryetarja e Parlamenti dhe kryediplomatja mund të quhet si tradhtare nga një pjesë e Rilindasve, të tjerë i kujtojnë kohën kur ishte një vajzë e thjesht, e paveshur mirë madje edhe e pa ngij, por më vonë me dorën e Ramës u bë e pasur dhe kapi majat e karrierës. Kjo është logjika e cekët e atyre që për “unitetin e partisë” janë gati të kryqëzojnë këdo.
Paqja mbetet sërish e brishtë brenda PS-së. Me parimin: “fito të të duam dhe humb të të urrejmë”, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste mbajnë ende kokën ulur para kryetarit, për aq kohë sa ai u ofron pushtet. Ende mendojnë se atij po i shket këmba, por që nuk dinë nëse do të rrëzohet përfundimisht, apo do të mbijetojë për tu kthyer sërish i fortë. Ata nuk e dinë të nesërmen, por ende kanë pasiguri edhe për të sotmen.
Shumë syresh në atë sallë të zymtë ku u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së dukeshin sikur kujtuan vitet 70’… Udhëheqësi Enver Hoxha ishte sëmurë dhe disa menduan se aq e pat. Bënë ca plane të vogla në kokë që të merrni pushtet, të dëgjonin ndonjë muzikë të ndaluar, apo të visheshin si “liberal-borgjezët”. Në mënyrë figurative I përgatitën edhe arrkivolin, por ai u shërua plotësisht dhe nisi raprezaljen. Disa e pësuan me burgime të gjata e ca të tjerë e paguan me kokë.
Kjo ështa ajo që i tut dhe fshihen pas fustanit firmato apo elegancës fizike të Elisa Spiropalit të cilën sot nuk po e mbështesin, por nëser nuk kanë si ti thonë se radha është e tyre, pasi “shishen e qumështit” e vendosi e para Spiropali.













