Shifra rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor. Aeroporti i Tiranës është më i madhi në Rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe nga aeroportet më të kërkuar në Europë, falë standartëve moderne si dhe kërkesës për turizëm në Shqipëri.
Investimet e Grupit Kastrati në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po kontribuojnë në zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve për udhëtarët. Punimet për zgjerimin e aeroportit janë një përgjigje konkrete ndaj rritjes së vazhdueshme të numrit të pasagjerëve dhe nevojës për një infrastrukturë që përballon flukse gjithnjë e më të mëdha.
Aeroporti është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit, biznesit dhe lidhjeve me vendet e tjera. Çdo investim që rrit kapacitetin, përmirëson kushtet për udhëtarët dhe zgjeron mundësitë e operimit të linjave ajrore i shërben jo vetëm aeroportit, por edhe ekonomisë së vendit.
Rekordi i pasagjerëve dëshmon interesin në rritje për Shqipërinë si destinacion dhe rëndësinë e planifikimit për të ardhmen.
Grupi Kastrati meriton vlerësim për investimet dhe për përfshirjen në zhvillimin e një infrastrukture strategjike për vendin. Sfida tani është që punimet të përfundojnë sipas afateve dhe standardeve të premtuara, në mënyrë që përfitimet të ndihen nga pasagjerët, sektori i turizmit dhe ekonomia shqiptare.
