Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërën prej makinave.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe disa persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.
Trupi i pajetë i 63-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.












