Shefi Blendi Gonxhja i jep një përqafim institucional ministres Adea Pirdeni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2026, 09:22

Një episod i ngrohtë institucional ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave gjatë një tryeze diskutimi të hapur, ku të ftuar ishin dy ministrat e kabinetit qeveritar, Adea Pirdeni dhe Blendi Gonxhja.

Teksa mbante fjalën e saj përpara të pranishmëve, ministrja Pirdeni u ndal te puna e ekipit, duke shprehur vlerësime dhe krenari të veçantë për kolegët e saj. Këto fjalë mirënjohjeje kanë sjellë një reagim të menjëhershëm dhe nga ministri Gonxhja, i cili u afrua për t'i dhënë një përqafim që ai e cilëson ai institucional, koleges së tij, duke thyer kështu protokollin e zakonshëm të takimeve zyrtare.

Vetë ministri Gonxhja ka zgjedhur ta ndajë këtë video me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke e shoqëruar momentin me një dozë humori: “Kur pret një ‘s’ka përse’, por merr një përqafim institucional”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit